PD me familjet e prekura nga termeti ne Shijak - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-17 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
htëpia e Sali Kokomanit nga Shijaku vazhdon të mbajë shenjat që la pas tërmeti i 26 Nëntorit. Edhe pse kanë kaluar pothuajse 10 muaj, familjaret thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti edhe pse shtëpia ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. SALI KOKOMANI BANOR I SHIJAKUTMarr shkas që e bëj këtë denoncim për dëmtimet e tërmetit se në kohën kur ra tërmeti erdhën disa komisione. Edhe vetëm erdhën atë ditë edhe thanë ka më keq se kjo. Por fakti që është, shikoje. Të paktën të kishin dhënë një 2 milionë lekë ose 5 milionë lekë për të bërë riparime, nuk themi që ta shembin. Këtë shqetësim kryefamiljari e ndau me përfaqësues të Partisë Demokratike. SALI KOKOMANI BANOR I SHIJAKUTDorian Teliti: Pra kanë ardhur nga bashkia, kanë bërë verifikime?Sali Kokomani: Po, erdhën.Dorian Teliti: Edhe çfarë thonë, s?ka asnjë dëm?Sali Kokomani: S?ka thonë. Kjo është? mund të jenë të tjerat edhe më keq. Edhe dhoma tjetër atje matanë ka rënë tavani komplet, që është prish.Dorian Teliti: Pra bashkia ka ndërhyrë tek ato shtëpi që kanë më pak dëme se këto?Sali Kokomani: Po siç po i shohim ashtu janë duke vepruar. Këtu s?ka absolutisht asnjë lloj ndihme. Nuk kërkoj që të vijnë ta shembin, hajde shikoje. A dy milionë lekë i takon, a tre milionë, që ta riparoj në qoftë se është për t?u riparuar. Në qoftë se është për t?u shemb, ta shembin. Se nuk jam vetëm unë, se mund të jenë edhe shumë të tjerë që se kanë marrë vlerësimin.Partia Demokratike prej disa javësh po denoncon raste të familjeve që vazhdojnë të jenë në çadra, apo nuk kanë përfituar nga plani i rindërtimit.