Lajme Arkiva 2000
E gjithë vëmendja e opinionit shqiptar, dje u përqëndrua në Himarë. Balotazhi atje më shumë se zgjedhje vendore, mori përmasat e një çeshtje kombëtare. Për herë të parë këto ditë, qarqet shobiniste greke nxorën hapur tezen se qyteti i Himarës është qytet i minoritetit grek. Bashkë me 13 autobusë me emigrantë të Himarës, zbritën dhe deputetë të parlamentit të vendit fqinj, gazetarë dhe operatorë të televizioneve më të mëdha të Greqisë.
Për herë të parë pas luftës së Kosovës, partitë në pushtet dhe ato në opozitë u bashkuan me njëra-tjetrën për të votuar për kandidatin shqiptar të propozuar nga Partia Socialiste. Ashtu siç pritej, zgjedhësit e Himarës votuan për kandidatin socialist. Duket se dhe pala humbëse e pranoi rezultatin, por çeshtja e Himarës duket se i ka tensionuar tashmë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/