Presidenti Ilir Meta ka rinisur konferencat për mediat e përjavshme në lidhje me çështjet kryesore në vend. Meta tha se do të qëndrojë në postin e tij deri në mbarim të mandatit për të mbrojtur kushtetutën. Ai tha se kam qenë gjithmonë i gatshëm për të zgjidhur krizën, por siguroi se ka premtuar të mbrojë shtetin e së drejtës deri në 24 korrik 2022 kur i mbaron mandati i presidentit.