Wake Up/ Auron Tare: Menaxhim i Butrintit i domosdoshëm, por jo nga fondacione të huaja

2020-12-17 3

Qëndrimi i një prej personaliteteve më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore botërore, ka rindezur debatin kundër dhënies me ?koncesion? të menaxhimit të Parkut të Butrintit. Profesori izraelit Giora Solar shprehet se ajo që po ndodh me Butrintin në Shqipëri, është hapur korruptive dhe se në një vend normal nuk do të kishte ndodhur kurrë.
Qeveria shqipatre këmbëngul që nuk bëhet fjalë për koncesion (për sa kohë nuk ka një shoqëri private, e cila të marrë në përdorim një pjesë të një aseti shtetëror, nuk jemi aspak në një formulë të tillë), por për në një formulë bashkëpunimi, krijimin e fonacioneve të posaçme që mirëmenaxhojnë sitet kulturore, ku gjithmonë Ministria e Kulturës është pjesë e këtyre donacioneve. Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozim të Ministrisë së Kulturës, Parku Butrini i është dhënë për menaxhim Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për një afat 10-vjeçar. Qëllimi primar sipas Qeverisë është që të mirë menaxhojë fondet e Butrintit, që të mund të investohet më tepër. Auron Tare, kryetar i STAB (Këshillit Shkencor të Pasurive Botërore Nënujore në UNESCO) tha se, fakti që një nga njerëzit më të rëndësishëm të Trashëgimisë Botërore ka folur ashpër dhe qartë tregon se ka një aferë korruptive në këtë vendim. "Butrinti, nga të gjitha qendrat tona të trashëgimisë, i ka qëndruar gjithë invazionit destruktiv ndaj trashëgimisë ndër vite, por ka një çështje shumë delikate; formula e menaxhimit që ka vendosur Ministria për Butrintin është i domosdoshëm por jo nga një fondacion i huaj. Nuk mundet që trashëgimia jonë kombëtare të menaxhohet nga një fondacion i huaj. Ne i kemi kapacitetet tona dhe fare mirë mund të krijojmë një fondacion të tillë me specialistë shqiptarë." - shpjegoi Tare.
Ndërkohë, Prof. Giora Solar është personalitet i njohur botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Gjatë viteve 1988-1994 ai krijoi dhe drejtoi Departamentin e Autoritetit të Mbrojtjes së Antikitetit në Izrael. Në vitet 1995-2000 ai u transferua në SHBA për të krijuar dhe drejtuar Departamentin e Projekteve në Terren të Qendrës Getty një prej institucioneve më të famshme në botë. Në CV-në e tij të pasur përfshihen Fortifikimet Antike te Jeruzalemit, gërmimet në Tel Dan, Qyteti i Davidit, Ashkelon, Beit Shean, gërmimi dhe restaurimi i banjës romake të Hamat Gader, rindërtimi i teatrit romak në Shuni, planifikimi për vizita i kompleksit të fshehjes së H. Chazan, ruajtja e Parqeve Kombëtare (Q. Nimrod, Kadesh Naftali, burimet e nxehta të Tiberias, Korazin, Kalaja e Kryqtarëve Belvoir dhe Ashkelon), komplekset e fshehura pranë Beit Govrin e kështu me rradhë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Wake...

Free Traffic Exchange