Lajme Arkiva 2000
Partia Demokratike ka udhëzuar kandiatët për pushtetarë lokalë, komisionerët dhe votuesit e saj të bojkotojnë kutitë e votimit në zgjedhjet e të dielës. Kryetari i demokratëve të Tiranës Vili Minarolli paralajmëroi nxjerrjen në dritë të fakteve të reja për manipulimin e votave nga socialistët.
"Partia Demokratike dega Tiranë u bën thirrje të gjithë demokratëve të Tiranës, të gjithë komisionerëve të Partisë Demokratike dhe të gjithë votuesve të Tiranës të mos marrin pjesë në këtë lojë që ka për qëllim të legjitimojë një mafie, një pushtet mafioz antikombëtar dhe diktatorial. Vota e 15 tetorit është hapi i fundit i vendosjes së diktaturës në Shqipëri. Duke mos marrë pjesë në votimet e 15 tetorit, demokratët dhe gjithë qytetarët e ndershëm të Tiranës nuk bëhen pjesë e vjedhjes së votës, e manipulimit anti demokratik dhe mashtrimit anti kombëtar."
I pyetur nëse kandidatët që nuk tërhiqen nga raundi i dytë do të ndëshkohen nga Partia Demokratike, Minarolli tha se secili prej tyre bën zgjedhjen e tij të lirë brenda strukturave partiake./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/