Shtëpia ju dëmtua nga tërmeti, kryefamiljari në Shijak: Shteti të më jap lekët të riparoj dëmet

2020-12-17 10

#tvora #rtvoranews

Partia Demokratike ka vijuar me denoncimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit që sipas saj nuk e kanë ndjerë ende dorën e shtetit.

Shefi i kabinietit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ndaloi në Shijak, në banesën e Sali Kokomanit në fshatin Gjepal.

Stresi që u shkatoi tërmeti, u pasua nga stresi që u ka shkaktuar shteti pasi nuk u ka ardhur në ndihmë në asnjë lloj forme.

Sipas Kokomanit, komisioni as nuk e ka vlerësuar shtëpinë e tij edhe pse dëmtimet shihen me sy.

Në të njëjtën mënyrë sipas tij janë trajtuar edhe shumë familje të tjera në këtë njësi administrative.

Sali Kokomani: Quhem Sali Isa Kokomani, banues në Hardhishtë, njësia administrative Gjepal. Marr shkas që e bëj këtë denoncim për dëmtimet e tërmetit se në kohën kur ra tërmeti erdhën disa komisione. Edhe vetëm erdhën atë ditë edhe thanë ka më keq se kjo. Por fakti që është, shikoje. Të paktën të kishin dhënë një 2 milionë lekë ose 5 milionë lekë për të bërë riparime, nuk themi që ta shembin.

Dorian Teliti: Pra kanë ardhur nga bashkia, kanë bërë verifikime?

Sali Kokomani: Po, erdhën.

Dorian Teliti: Edhe çfarë thonë, s?ka asnjë dëm?

Sali Kokomani: S?ka thonë. Kjo është? mund të jenë të tjerat edhe më keq. Edhe dhoma tjerër atje matanë ka rënë tavani komplet, që është prish.

Dorian Teliti: Pra bashkia ka ndërhyrë tek ato shtëpi që kanë më pak dëme se këto?

Sali Kokomani: Po siç po i shohim ashtu janë duke vepruar. Këtu s?ka absolutisht asnjë lloj ndihme. Nuk kërkoj që të vijnë ta shembin, hajde shikoje. A dy milionë lekë i takon, a tre milionë, që ta riparoj në qoftë se është për t?u riparu. Në qoftë se është për t?u shemb, ta shembin. Se nuk jam vetëm unë, se mund të jenë edhe shumë të tjerë që se kanë marrë vlerësimin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shtepia-ju-demtua-nga-termeti-kryefamiljari-ne-shijak-shteti-te-me-jap-leket-te-riparoj-demet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv