Peshk me perime në furrë nga zonja Vjollca

2020-12-17 11

Peshk me perime në furrë
Përbërësit:
2 peshq koc apo levrek
1 qepë të kuqe
4 thelpinj hudhër
2 patate
2 kunguj
2 karrota
2 speca me ngjyrë
kripë, piper të zi, pak vaj ulliri
6 domate qershi ( opsionale)
100 ml verë të bardhë
2 degë majdanoz
limon dhe pak trumzë
Përgatitja:
Pastrojmë peshkun I bëjmë 2 prerje në sipërfaqe dhe e marinojmë me kripë, piper . Vendosim në barkun e peshkut 1 degë majdanoz dhe ½ fetë limoni. Presim perimet në feta qepën në fije I bashkojmë në një tas dhe I marinojmë me kripë, piper dhe trumzë. I shtojmë në një tavë ku vendosim dhe peshqit vëmë 2 gjethe dafine I spërkasim me verë të bardhë dhe I vendsim në furrë për 20-25 minuta.

Free Traffic Exchange