Detaje të reja mbi ekzekutimin: Ndaj Bujar Çelës u shkrehën 21 plumba me tre pistoleta të ndryshme

2020-12-05 2

#tvora #rtvoranews

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz me armë zjarri i Bujar Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas burimeve, ndaj Çelës janë shkrehur 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe më pas autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë forcat speciale RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan.Burimet bëjnë me dije se po ushtrohen kontrolle në Elbasan dhe zonën përreth.

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në zonën e Bradasheshit, ku viktima ka banesën e tij.

Ndërkohë që pasditen e sotme në drejtim të Elbasanit ka udhëtuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka asistuar në një takim të ngushtë me grupin hetimor.

Burimet thonë se Ardi Veliu ka qenë i ashpër duke ngritur tonin ndaj drejtuesve të policisë së Elbasanit në lidhje me ngjarjen dhe duke kërkuar prej këtyre të fundit zbardhjen sa më parë të ngjarjes.

Vrasja, mesazh për të vëllain

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/detaje-te-reja-mbi-ekzekutimin-ndaj-bujar-celes-u-shkrehen-21-plumba-me-tre-lloje-pistoletash/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv