Mungesa e ujit të pijshëm ka nxjerr sërish në protestë banorët e Burimasit në Maliq. Me lot në sy, gratë rrëfejnë vuajtjet që kalojnë çdo ditë, sidomos ato që kanë familjarë të sëmurë apo të moshuar.
Prej vitesh ky fshat me 1 mijë banorë nuk furnizohet me ujë, ndërsa të moshuar gra e fëmije me ene ne duar çdo dite enden rrugëve te fshatit për të siguruar ujin e pijshëm.