Osmani-Cakaj: Nuk kemi ceshtje te hapura

2020-12-05 12

Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë në nivelin e duhur, nuk ka çështje të hapura, por përkundrazi shumë projekte të përbashkëta. Këto ishin qëndrimet e dy Ministrave të Jashtëm Bujar Osmani dhe Gent Cakaj.

?Marrëdhëniet e mirë ndër-fqinjësore do të jen prioritet i MPJ-së. Falënderime për mbështetjen që kemi marrë nga Shqipëria për anëtarësimin në NATO. Sa u përket marrëdhënieve bilaterale, konstatuam se nuk kemi çështje të hapura. Sa është i rëndësishëm bashkëpunimi në ballafaqimin në luftën kundër Covid-19. Kemi biseduar edhe për çështje rajonale dhe për sfida rajonale, por edhe për bashkëpunimin ekonomik. Duhet të krijojmë mekanizma për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve?, u shpreh Bujar Osmani ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.
Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, njoftoi se vizita ka të bëjë me vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh dhe se në një takim të ardhshëm të përbashkët qeveritar do të diskutohet për shumë çështje.

?Sot kemi diskutuar me një varg çështjesh, veçanërisht për të ndërtuar Rrugën e Arbrit dhe linjën e interkoneksionit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës prej Manastiri në Elbasan. Shtetet tona janë në rrugëtim të përbashkët për BE dhe NATO dhe do të ecim në rrugën e njëjtë?, u shpreh Cakaj.
Konferenca ndërqeveritare, me të cilën shënohet fillimi i negociatave me BE-në është paraparë të mbahet në Dhjetor?ka thënë Ministri Osmani duke shtuar se kjo është arritur përmes konsensusit qysh në Mars të këtij viti, kurse përkrahje ka dhënë edhe Bullgaria. Këto komente Osmani i bëri pas publikimit të Memorandumit sqarues të Bullgarisë

Nga ana tjetër, sa i përket dialogut Kosovë?Serbi, Cakaj njoftoi se për Republikën e Shqipërisë Dialogu duhet të përfundoj me njohje të ndërsjelltë. Cakaj gjithashtu tha se nisma ballkanike Mini Shengen është për bashkëpunim ekonomik mes shteteve. Ai e përshëndeti edhe pjesëmarrjen e Kosovës në këtë nismë ballkanike, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/