#oranews #rtvora #boom
Dy tërmete tronditën vendin tonë gjatë vitit 2019, ku shumë familje mbetën të pastreha.
Nisur nga kjo situatë, emisioni investigativ ?BOOM? në Rtv Ora i ka kërkuar Bashkisë Tiranë një informacion në lidhje me numrin e shtëpive të dëmtuara në Tiranë dhe të atyre shtëpive që kanë dalë të pabanueshme pas ekspertizës së kryer.
Fillimisht gazetarja e ?BOOM? i dërgoi bashkisë Tiranë një kërkesë për informacion në muajin maj.
Kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka asnjë përgjigje nga ana e bashkisë. Kur gazetarja paraqitet fizikisht te Bashkia, polici nuk e lejon të futet as deri te Informacioni për të marrë një sqarim.
Më pas aty i thonë se nuk ka asnjë përgjigje për Tv Ora.
Ligjërisht bashkia e Tiranës për 2 jave duhet të nkthente një përgjigje. Por edhe pse kanë kaluar katër muaj, heshtja mbizotëron.
Natyrshëm lind pyetja për Kryetarin e bashkisë:
Pse nuk i ktheni përgjigje kërkesave për informacion të Tv Ora?