Naftëtarët e Ballshit sollën protestën në Tiranë, ndërsa janë përplasur me policinë në përpjekje për të hyrë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës ku kërkuan takim me ministren Belinda Balluku. Pas 4 orësh proteste ata nuk u pritën nga ministra Balluku duke paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie. Edhe Rudina Hajdari në Kuvend akuzoi qeverinë edhe opozitën, ndërsa Taulant Balla tha se kjo situatë është pasojë e privatizimit kriminal të rafinerisë nga Berisha.