Alergjite ushqimore dhe pasojat...

2020-12-05 5

E ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan ka qenë nutricionistja Albana Daka e cila ka folur më gjatë për alergjitë ushqimore dhe cilat ushqime mund të jenë të prirura të na shkaktojnë alergji.
Alergjitë ushqimore ndodhin kur hamë diçka ndaj të cilës jemi alergjikë, trupi ynë prodhon antitrupa, të cilët nisin një proces që përfshin çlirimin e histaminës për të luftuar atë çka e identifikon si të rrezikshme. Për pasojë, simptomat e alergjisë shfaqen pothuajse menjëherë ose deri në 2 orë pas ngrënies së ushqimit.
Alergjia ushqimore shfaqet më shpesh në fëmijërinë e hershme, por mund të preki çdo moshë. Është vlerësuar se në SHBA rreth 5% e adultëve dhe 8% e fëmijëve vuajnë nga kjo lloj alergjia. Pjesa më e madhe e alergjive ushqimore shfaqen në fëmijëri dhe mund të kalojnë me rritjen e fëmijës (si psh.alergjitë nga qumështi apo veza), megjithatë, shumë alergji të tjera janë persistente.
Shpesh alergjia ushqimore ngatërrohet me intolerancës ushqimore. Intoleranca ushqimore i referohet vështirësisë së tretjes së disa lloje ushqimesh.
?Alergjitë ushqimore nuk diagonstikohen, në shumicën e rasteve ne e kuptojmë që një person është alergjik, kur ndodh efekti i menjëherëshëm pas konsumimit të një ushqimi. Pra një ushqim nuk të lë hapërisa që të mund të thuash a mund të jem alergjik. Por brenda disa minutave nga konsumimi i tij, ti ke pasojat që ai të jep. Pasojat kryesore që ai jep fillojnë kryesisht me fryrje të buzëve, me plagë në gojë dhe shkojnë deri atje sa në raste ekstreme të çojnë në bllokim të frymëmarrjes dhe në rastet ekstreme njerëzit i drejtohen urgjencave spitalore për të marrë ndihmën e parë. Ne menjëherë e kuptojmë apo aludojmë në menunë që kemi pasur se kush mund të ketë qenë ushqimi i cili na ka dhënë alergji?, ka treguar nutricionistja gjatë emisionit. /tvklan.al

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.#klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange