Policia ka vënë në pranga 23 vjeçarin Kristi Ndoja, dhe 20 vjeçarin Xhoniel Qelemeni, banues në Korçë, të cilët janë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "Benz", dy emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe prangosën.