Partizani të mërkurën zhvilloi një tjetër test miqësor ku pavarësisht se pati lojtarë të rinj në formacion fitoi 0-3 kundër Pogradecit, duke dhënë një sinjal pozitiv për sezonin e ri të Superligës. Golat e takimit u shënuan nga Cara ?dopietë? dhe Llanaj. Për trajnerin Ilir Daja mungesa e merkatos do ta penalizojë Partizanin, por kur pytet nëse fitimi i titullit do të jetë objektiv për ?demat? ai shprehet: