http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i shqiptarëve të arrestuar deri tani si pjesë e bandës që trafikonte kokainë në Evropë është dhjetë. Policia e Shtetit zbardhi emrat e pesë të arrestuarve të tjerë gjatë operacionit ndërkombëtar ?LOS BLANCOS?. Ata janë prangosur në Rumani, Hollandë, Spanjë dhe Hungari.Bëhet fjalë për shtetasit Lek Colaj, 40 vjeç, Gjergj Lesaj, 38 vjeç, Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, Robert Varga, 44 vjeç dhe Altin Velsula Hoxha, 36 vjeç. Ky i fundit ndodhet në burg në Norvegji, ndërsa nga autoritetet i është komunikuar masa e sigurisë ?Arrest me burg? edhe për trafikun e kokainës.Policia zbardhi gjithashtu emrin e dytë që përdorte Elti Dizdari, që u kap në Dubai. Ai njihej edhe me emrin Denis Matoshi. Më herët u zbardhën edhe emrat e pesë shqiptarëve të prangosur në Shqipëri: Gentjan Manaj, 35 vjeç, Elvis Jaupaj, 27 vjeç dhe Jorin Llambro, 31 vjeç, Rexhino Ibrahimi, 33 vjeç, Vladimir Lesaj, 40 vjeç.