Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët naftëtarët e Ballshit janë zhvendosur sot duke protestuar para ministrisë së Infrastrukturës ku kërkojnë jo vetëm 20 pagat e prapambetura, por edhe rifillimin e punës pranë rafinerisë.
?Kërkojmë pagat e prapambetura. Kemi fituar gjyqet por nga zyra e Përmbarimit na thonë që janë ndaluar fondet. Jemi pa punë dhe nuk kemi me çfarë të jetojmë. Kërkojmë të rinisim sa më shpejt punën në rafineri. Protestat do t?i vijojmë sërish deri sa qeveria të na japë një zgjidhje.?
Protestës e cila ka devijuar deri ne konfrontim me forcat policore dhe në shoqërime të disa personave i janë bashkuar edhe aktivistët të Organizatës Politike.
?Do vazhdojmë të mbështesim naftëtarët sepse kanë të drejtën e tyre të kërkojnë nga shteti pagat e prapambetura. Do jemi me naftëtarët deri në fund, derisa të arrijnë një zgjidhje.?
Naftëtarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave edhe në ditët në vijim dhe në rast se nuk do të ketë një zgjidhje nga qeveria, kanë deklaruar se do ti drejtohen gjykatës ndërkombëtare të Strasburgut.
Prej vitesh tashmë, situata e në rafinerinë e Ballshit nuk është e qëndrueshme, për shkak të ndërrimit të vazhdueshme të kompanive që e marrin në ngarkim.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Proteste#Naftetaret#TopChannel