Shkarkohen tre gjyqtare te apelit - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-05 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i pavarur i kualifikimit ka shkarkuar nga detyra tre gjyqtarë të apelit. Tritan Hamitaj, gjyqtar në gjykatën e apelit në Durrës, ishte i pari që u përballë me komisionin këtë të enjte. Sipas komisionerëve ai nuk ka justifikuar një shumë prej 2.5 milionë lekësh të cilat sipas tij i janë dhënë hua të afërmve. Gjithashtu u konstatua një apartament dhe një garazh në Durrës, që duke u bazuar tek deklarimet e gjyqtarit nuk i justifikonte.Edhe Arjan Qafa , gjyqtar në gjykatën administrative të apelit, është shkarkuar nga detyra pasi komisionerët vërejtën probleme me pasurinë e bashkëshortes së tij . Në vitin 2008 bashkëshortja e Qafës deklaroi për herë të parë pasurinë me vlerë 70 mijë euro të akumuluar ndër vite, por të ardhurat e deklaruara nuk e justifikojnë këtë shumë.Edhe Fjoralba Prifti , gjyqtare në gjykatën administrative te apelit, është shkarkuar nga detyra pasi nuk mund të justifikonte një pasuri me vlerë 78 500 euro si dhe një apartament banimi i blerë në vitin 2004.

Free Traffic Exchange