Durresi ne pritje te kryetarit te ri te bashkise (13 Tetor 2000)

2020-12-05 1

Lajme Arkiva 2000
Në Bashkinë e Durrësit të 112 nëpunësit civilë prej disa ditësh nuk punojnë, në pritje të kryetarit të ri Miri Hoti. Megjithëse zyrat janë të hapura, rendimenti i tyre është i ulët. Të vetmet që punojnë janë punonjëset e zyrës së Gjendjes Civile që vazhdojnë të japin çdo ditë certifikata. Shumica e punonjësve të bashkisë janë në pritje të vendimeve të kryetarit të ri dhe lejeve vjetore që nuk i kanë marrë për shkak të angazhimeve në ditët e fushatës elektorale.
Një numër shumë i vogël nëpunësish priten të lënë zyrat për shkak të daljes në pension apo gjetjes së një pune të re. Të tjerët po presin të provojnë mbajtjen e fjalës nga kryebashkiaku i ri Hoti i cili në konferencën e parë për shtyp pas fitores deklaroi se nuk të ketë spastrime, por vetëm lëvizje në bazë të statusit të nëpunësit civil./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/