Djali dhe nusja u vranë në Siri, apeli : Shteti të më kthejë nipërit dhe mbesat, janë vetëm atje

2020-12-05 2

#tvora #rtvoranews

Shumë fëmijë shqiptarë ndodhen aktualisht në kampet e Sirisë, të cilët kanë mbetur vetëm dhe e kanë të pamundur të rikthehen në Shqipëri te familjarët e tyre.

I tillë është edhe rasti i Dylber Shulit nga Korça.

Për Ora News, ai thotë se në Siri ndodhen mbesat dhe nipërit e tij dhe kërkon nga shteti që t?i sjellë në atdhe, pasi nuk ka kush kujdeset për to.

Djali dhe nusja, shkuan në Siri 7 vite më parë, pa e lajmëruar, por ata u vranë dhe fëmijët kanë mbetur vetëm.

Dylber Shuli: ?Pas 3 vjetësh djalin e vranë, nusen e vranë 1 vit pas tij sepse u mundua te largohej nga kampi. 5 fëmijet kanë ngelur andej, ne flasim vetëm me mbesën e madhe. Nuk e dimë kush kujdeset për ta. Kushtet janë të këqija sepse vuajnë për bukën e gojës. I kërkoj shtetit të më ktheje mbesat dhe nipërit, ata janë të vegjël dhe nuk ka kush kujdeset.?

Shuli u shpreh se ka dhe familje te tjera që kane ikur dhe nuk po kthehen dot.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/djali-dhe-nusja-u-vrane-ne-siri-apeli-ne-ora-news-shteti-te-me-ktheje-niperit-dhe-mbesat-jane-vetem-atje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv