Durres, aksion nga Policia Elektrike per nderhyrjet e paligjshme ne energji (13 Tetor 2000)

2020-12-05 0

Lajme Arkiva 2000
Zona e Kënetës së Durrësit më problematikja për ndërhyrjen në energji, bie nën dardhën e Policisë Elektrike e cila ditët e fundit ndërmori aksionin për prerjen e lidhjeve pa leje në këtë zonë. Janë eliminuar 8 kabina abuzive me nga 50 lidhje secila si dhe janë vendosur 30 gjoba me vlerë 7 mijë lekë të reja.
Këtë radhë kjo polici ka marrë masa që lidhjet të mos ribëhen brenda 24 orëve, duke vendosur roje dhe bërë kontrolle të përhershme. Është prerë një lidhje tensioni të lartë e cila furnizonte 4 kabina ajrore dhe brenda 24 orësh është lidhur përsëri.
Ky fakt tregon se veprimi është bërë me konsensusin e punonjësve të nënstacionit elektrik. Sipas drejtorit të filialit të Durrësit vetëm duke paguar aq sa harxhohet rregullisht, mund të kalohet kjo situatë krize./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/