Ashtu siç kishin paralajmëruar ditën e djeshme, protesta e naftëtarëve të Ballshit është zhvendosur në kryeqytet këtë të enjte (17 shtator).
Protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës.Ata kërkojnë rifillimin e punës së rafinerisë së Ballshit si dhe pagat e prapambetura.