Zedhenesi i KQZ Aldrin Dalipi flet per zgjedhjet e balotazheve - (14 Tetor 2000)

2020-12-05 5

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka deklaruar sot, se nesër do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Sipas zëdhënësit të shtypit të KQZ, Aldrin Dalipi:

Aldrin Dalipi, Zëdhënësi i KQZ:- ?Nesër më 15 Tetor 2000, më 27 bashki, 10 njësi bashkiake të Tiranës dhe në 129 komuna do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Po kështu më 15 Tetor, në bazë të vendimit nr. 40, datë 7.10.200 të KQZ-së, do të zhvillohet turi i parë i zgjedhjeve në komunën Ksamil, në komunën Velipojë, në komunën Ballagat të Lushnjes, në komunën Paskuqan, si dhe në komunat Pulë dhe Shalë të rrethit të Shkodrës?.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka porositur gjithashtu të gjitha komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore, që të kujdesen për ecurinë normale të votimeve në këto zona. Nesër nëse do të ketë mungesa në KQV, sipas KQZ, mbetet zbatimi i ligjit të kodit zgjedhor./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/