Masa te larta sigurie ne Tropoje per zgjedhjet e balotazhit - (14 Tetor 2000)

2020-12-05 7

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Masa të forta sigurie në Tropojë, për të siguruar qetësinë gjatë turit të dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal. Dy komuna të Tropojës, janë në balotazh me PD dhe PS. Pëveç forcave speciale që ndodhen në këtë rreth, prej gati një jave, mbrëmë në Tropojë, janë çuar edhe 30 forca të tjera të prefekturës Kukës-Tropojë-Has. Përveç shefit të sapo emëruar të komisariatit Ali Gjoni, në drejtim të policisë prej ditës së djeshme është edhe kreu i prefekturës Ilirjan Dida.

Sot Ministria e Rendit, njofton se është zhvilluar në Bajram Curr, një miting me protesta të qytetarëve për arrestimet e fundit të bëra nga forcat speciale në këtë qytet. Mitingu ka kaluar i qetë dhe pa probleme, përsa i përket rendit. Po sot policia e prefekturës, ka arritur të arrestojë dy anëtar të një bande, të cilët plaçkitnin me armë në aksin rrugor Bajram Curri-Gjakovë. Dy personat janë arrestuar në afërsi të Morinit, duke lëvizur me një autoveturë të grabitur në Kosovë./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/