#tvora #rtvoranews #marreveshjaedetit #abdibaleta
Ndërsa zgjidhja për çështjen detare me Greqinë po shkon drejt ndërmjetësimit nga një palë e tretë apo në një gjykatën ndërkombëtare, Abdi Baleta, specialist i të drejtës ndërkombëtare, vlerëson se nuk janë ezauruar akoma rrugët e dialogut mes palëve.
Baleta: Nuk është i pari kryeministër, e ka bërë dhe një ish-kryeministër dhe ish-president. Është gjithmonë e mundshme.Zgjidhja më praktike dhe e shkurtër do të ishte që vetë shtetet të merreshin vesh, kur nuk e bëjnë duhet të merren vesh për të shkuar në gjyq.Është shpejt të themi se nuk po merremi vesh, në lojë ka hyrë qeveria e re greke. Qeveria e Tsipras bëri një hap të madh, pranoi që grekët kishin gabuar. Na ka dëmtuar mungesa e transparencës, sot ka një atmosferë nervoze në Shqipëri që na morën detin, na vodhën detit.
Cilido qoftë mekanizmi i zgjedhur, Baleta thotë për Rtv Ora se një marrëveshje për Detin mund të finalizohet fare lehtë pasi zgjidhjet janë aty.
Baleta: Marrëveshja e Detit po të duan bëhet kollaj, ku nuk ka hapësirë për të dy palët që të zbatohet gjerësia maksimale duhet të bëhet vija mesore. Sa na del këtu, 10 milje. 10 milje ti dhe 10 unë, takohemi ku është kjo. Gabimi tjetër në të vjetrën është se u zhduken vijat baza, e ndryshuan ligjin dhe e lanë Shqipërinë pa një ligj për kufizimin e vijës bazë. Gjiri i Sarandës duhet të jetë gji i mbyllur, gjiri i Vlorës nuk fillon matja nga Pashalimani por përtej majës së Karaburunit. Është edhe parimi i ekitesë.I takon Greqisë të japë prova nëse vërtet është për ekitenë.
Deklaratat e kryeministrit grek për zgjerimin me 12 milje ai i gjen me vend sikundër edhe sqarimet e dhëna për të nga Rama.
Baleta: Për këtë çështje Rama ka bërë sqarime disa herë dhe janë korrekte. Kam parë një skicë të vogël.Përtej Korfuzit ka terren sa të duash, nga ana jonë nuk ka. Konferenca e Detit e ka sqaruar edhe këtë problem, aty ku deti nuk është aq i gjerë sa të zbatohet për secilin shtet masa maksimale 12 milje do të ketë kriter tjetër të ndarjeve që është vija mesore.
Por a është Shqipëria mes dy zjarreve, Turqisë dhe Greqisë?
Baleta: Nuk ka pse të jetë.Bakojanis nuk duhet të ishte në atë takim, është palë në marrëveshjen e gabuar që është bërë.Ata që kanë bërë marrëveshjen e parë duhet ta dinin se i duhej Greqisë si trampolinë për të pasur pretendime ndaj Turqisë. Bakojanis ka thënë atëherë në parlament se kjo marrëveshje e bërë me Shqipërinë është aq e mirë sa është me qitje të largët. Se kam vrarë shumë mendjen ishte dora e Turqisë apo jo. Bakojanis e përsëriti edhe sot.Unë di që vendimi është marrë 9:0 nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që përbehej nga gjyqtarë, një pjesë e të cilëve i kishte caktuar qeveria e asaj kohe. Ka vendim gjyqësor të formës së prerë që atë marrëveshje që nënshkroi Lulzim Basha me Dora Bakojanis që Kushtetuesja e ka bërë nul et non avenu, që do të thotë nuk ka ekzistuar kurrë. Nuk ka diskutim. Grekët nuk kanë punë me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Ajo marrëve...