Top News - Ekspertët amerikanë: Uragani Sally mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme

2020-12-05 2

Ekspertët thonë se uragani Sally në Gjirin e Meksikës do të jetë një ?prodhues i madh i shiut? që mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme, përgjatë bregdetit të Shteteve të Bashkuara dhe lumenjve të brendshëm.


Stuhia e kategorisë së dytë ndodhet rreth 105 kilometra larg nga Alabama, duke arritur erëra deri në 160 kilometra në orë dhe pritet të godasë brigjet e SHBA-së më vonë më 16 shtator, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC).

Guvernatori i Alabamas, Kay Ivey u bëri thirrje banorëve pranë zonave të ulëta të evakuohen nëse lejojnë kushtet.

?Do të jetë një prodhues i madh i shiut?, tha Phil Klotzbach, një shkencëtar hulumtues dhe meteorolog në Universitetin Shtetëror të Kolorados.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se Sally parashikohet të prodhojë 25 deri në 50 centimetra shi, duke e bërë të mundshme ?përmbytjen historike të rrezikshme për jetën?.

Sally do të jetë stuhia e tetë tropikale që godet Shtetet e Bashkuara këtë vit. REL

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Pamje: AFP

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Uragani#Sally#TopChannel