Report TV -Projektligji për ndërtimet pa leje, Peleshi: Për t'i ndaluar duhet Kod i posaçëm!

2020-12-05 0

Janë miratuar në parim nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese 2 projektligje që synojnë të rrisin cilësinë dhe sigurinë e ndërtimeve. Projektligji ?Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit? të ndryshuar që synon të ndalohen të gjitha ndërtimet pa leje në vend, të ndëshkohen me gjobë, konfiskim të objektit e deri në shembje të gjithë ata që shkelin lejen e ndërtimit. Por kryetari i Komisionit Niko Peleshi shkon më tej dhe kërkon forcim të sanksioneve dhe të kemi Kod të posaçëm vetëm për Ndërtimet, pasi sipas tij ligjet deri më tani nuk kanë funksionuar.