#tvora #rtvoranews
Të paktën 15 vatra zjarri kanë djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe pemtoresh, në 48 orët e fundit, kur Shqipëria ishte në flakë nga fushat e Myzeqesë deri në malet e veriut. Me dyshimet se zjarrvëniet janë të qëllimshme, kreu i Mbrojtjes Civile, Haki Çako, kërkon forcimin e dënimeve.
Qindra hektarë pyje, bimësie e ulët, ullishte e pemëtore të tjera janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve të shtatorit.
Shqipëria ishte mes flakësh, nga fushat e Myzeqesë deri në malet e Verilindjes, ku vetëm në 48 orët e fundit janë regjistruar 15 vatra të mëdha zjarresh.
10 hektarë pyje pishe, shkurre dhe pemë të reja të mbjella vitet e fundit, u dogjën në Tarabosh të Shkodrës e disa të tjera në Krastë të Elbasanit.
Dhjetra hektarë me ullishte janë djegur në Bashkinë e Rrogozhinës, Fierit e Mallakastrës
Gjatë mbrëmjes së të martës, flakët kërcënuan fshatin Manati në Lezhë, ndërsa të mërkurën u rrezikua zona e banuar në Mavrovë të Selenicës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/shqiperia-ne-flake-te-pakten-15-vatra-te-medha-zjarri-ne-48-ore/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv