Maqedonia e Veriut ka interes të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz natyror në afërsi të Aleksandropolisit në Greqi, si një pikë e re e furnizimi me gaz natyror në Evropën Juglindore, paralajmëroi Kryeministri, Zoran Zaev nga Athina. Sipas tij, ky projekt do t?i sigurojë vendit furnizim të përhershëm me gaz natyror dhe njëkohësisht do të bëhet pikë për distribuim të gazit më gjerë në rajon. Zaev tha poashtu se kompani të mëdha greke duan të investojnë në të mirë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ndërsa theksoi se pandemia nxori në pah rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik.