Ora News - A dështoi policia?! Gruaja e vrarë nga ish-kunati ishte me urdhër mbrojtje

2020-12-05 0

#tvora #rtvoranews

34-vjeçarja e vrarë nga kunati mbrëmjen e së martës në Bathore, por edhe autori kishin urdhër mbrojtje nga Gjykata, por duket se ai nuk është zbatuar. Familjarët thonë se ngjarja mund të ishte parandaluar, pasi vetëm pak momente para policia ishte në shtëpinë e tyre për të ndarë sherret që ishin bërë të zakonshme. Ndërsa autori Agron Tanushi u kap pas disa orësh në Lushnje.

Vrasja e Jetmira Hasanit, 34-vjeçares që u ekzekutua nga kunati i saj Agron Tanushi mbrëmjen e të martës, mund të shmangej.

Viktima dispononte udhër mbrojtje, i cili është miratuar nga gjykata me 15 korrik të këtij viti dhe kishte fuqi deri në 15 dhjetor.

Por edhe autori së bashku me familjen kishte një urdhër të tillë dhe të dyja palët ishin urdhëruar të mos i afroheshin, të mos kërcënonin, fyenin apo cenonin njëri-tjetrin.

Por siç duket ky urdhër nuk është respektuar nga palët, pasi pasditen e të martës sherri mes viktimës dhe autorit degradoi deri në përdorimin e armëve.

Familjarët e viktimës, fajësojnë policinë, pasi sipas tyre kanë qenë disa minuta para ngjarjes tek shtëpia në Bathore, por më pas janë larguar.

Hasani: Ka qenë kunata duke e ndihmuar për të marrë plaçkat, ka qenë prezent policia se është njoftuar për të ardhur por policia nuk ka kryer funksionet e veta. Mund të shoqëronte autorin që u kthye në vrasës dhe mund të kryente kontrollin e banesës ku do të gjente armën dhe shmangej vrasja.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/foto-vrasja-brenda-familjes-ne-bathore-viktima-kishte-urdher-mbrojtje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv