Lajme Arkiva 2000
Sot në Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë zhvillohet ceremonia e Çmimit Nobel për Paqen. Në listën e kandidatëve është dhe qyteti i Kukësit me motivacionin qytet shqiptar me 15 mijë banorë që vitin e kaluar ka pritur 450 mijë refugjatë nga Kosova. Në këtë listë bie në sy se një pjesë e kandidatëve kanë lidhje me Kosovën dhe luftën që u bë për çlirimin e saj.
Renditet ish presidenti filandez Ahtisari, mediator për Kosovën. Presidenti amerikan Bill Klinton. Si për ironi në listën e kandidatëve për çmimin Nobel për Paqen është dhe ish presidenti jugosllav Millosheviç. Emrin e tij e kanë propozuar një grup veteranësh të Luftës së Dytë Botërore. Motivacioni për të është për politikë të mençur dhe të guximshme e cila shpëtoi integritetin e vendit dhe parandaloi një luftë me përmasa të mëdha dhe me pasoja të pallogaritshme për Europën dhe mbarë planetin./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/