Tirana përkujtoi sot 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në respekt të protokolli të higjienës për shkak të pandemisë, një përfaqësi e reduktuar e shoqatave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve, ministra, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, nderuan veprën dhe sakrificën e të gjithë atyre që rrokën armët për çlirimin e vendit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se mesazhi që përcjell Konferenca e Pezës është aktual edhe sot. Ai theksoi se përtej partive dhe bindjeve, janë Shqipëria dhe Tirana
?Dua t?ju uroj të gjithëve gëzuar festën e Pezës, një ditë ku ne përkujtojmë të gjithë patriotët që u mblodhën këtu ? njerëz pa dallim feje, krahine dhe ideje ? për t?u bashkuar kundër pushtuesit. Ky është mesazhi për të cilin kemi nevojë edhe sot, se përtej partive dhe bindjeve tona, është Shqipëria, është Tirana?
Veliaj shtoi se Partia Socialiste do të qëndrojë gjithmonë në krah të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të familjeve të dëshmorëve. Veliaj theksoi se mesazhi i Pezës është se vetëm kur jemi të bashkuar, mund të ecim përpara.
?Fryma e përçarjes, e stërkëmbëshave, e shpifjes, e intrigës, nuk ndihmon. Ajo që ndihmon është bashkimi, bashkëpunimi, solidariteti. Sot, ndoshta nuk i kemi sfidat me pushkë në dorë, por për të luftuar pandeminë dhe pasojat e tërmetit mund t?i bëjmë vetëm me punë, vetëm bashkë. Do të doja shumë që, pas gjithë këtyre viteve, Konferenca e Pezës të përshëndetej edhe nga forca të tjera politike, të cilat me sa duket ende duhet ta kuptojnë mësimin e Babë Myslymit,se vetëm kur jemi të bashkuar mund të ecim përpara, kurse fryma e përçarjes vetëm e saboton vendin?,
Gjatë ceremonisë, u vendosën kurora me lule në monumentin dhe varrezat e dëshmorëve në Pezë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#Pezë#TopChannel