Ora News - Tirana digjet nga zjarret, Veliaj në fushatë

2020-12-05 0

#tvora #rtvoranews

Zjarri i fuqishëm që ka përfshirë para 4 ditësh Priskën e Madhe po djeg pemët dhe shkurret në Priskë, ndërkohë banorët ndihen të rrezikuar.

Prej 4 ditësh bashkia e Tiranës nuk ka marrë asnjë masë për shuarjen e flakëve.

Madje burime për Ora News bëjnë me dije se ndryshe nga propaganda që bën Veliaj, situata është ndryshe.

Mësohet se për shuarjen e flakëve janë angazhuar disa persona që po përpiqin të neutralizojnë flakët me lopata por pa efekt.

Sipas banorëve të zonës, zjarri është i qëllimshëm ndërsa thonë se shteti është treguar neglizhent.

?Njerëzit po tentojnë ta shuajnë me lopata, zjarri është i qëllimshëm?.

?Populli të vijë këtu, qeveritarët të ikin.?

?Kanë ardhur zjarrfikëset po nuk hipin makinat atje, të rrezikuar janë ata që kanë shtëpitë lart.Qeveria duhet të kishte marrë masa.?

?Nuk ka zgjidhje po nuk vuri dorë qeveria, do të digjet i gjithë mali, ka rrezik të digjen edher banesat.?

Edhe pse në ditën e katërt, zjarri vijon të djegë pyllin në Priskë ndërsa nga Bashkia ende nuk ka asnjë masë konkrete për normalizinmin e situatës.

Ngjarja u denoncua dhe nga vetë presidenti Ilir Meta por edhe thirrja e tij ra në veshin e shurdhër të bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka nisur fushatën elektorale dhe duket se shërbimet Tiranës ndaj qytetarëve nuk i ka në axhendën e tij.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/prej-4-ditesh-priska-ne-flake/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange