Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton, po hetohet për zbulimin e mundshëm të informacioneve të klasifikuara, me publikimin të librit të tij të kujtimeve në muajin qershor. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së nisi hetimin pasi nuk arriti të ndalonte botimin e librit, sipas BBC. Ai vetë I mohon të gjitha akuzat. Në libër, Boltoni e përshkruan administratën Trump si kaotike. Ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare në 2018-19, gjithashtu pretendon se vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, drejtohen nga dëshira e tij për rizgjedhje.Në kohën e botimit të librit "Dhoma ku ka ndodhur: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë?, presidenti Trump e bëri të qartë se ai donte që ish-ndihmësi i tij të ndiqej penalisht, duke e përshkruar atë si "jashtëzakonisht të paaftë" dhe "një gënjeshtar". Avokati i Boltonit, Charles J. Cooper tha se "ambasadori refuzon prerazi çdo pretendim se ka vepruar në mënyrë të pahijshme, lëre më pastaj në mënyrë kriminale dhe se do të bashkëpunojë plotësisht me çdo hetim zyrtar për sjelljen e tij".
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JohnBolton#DonaldTrump#TopChannel