Vrau kunatën për shtëpinë/33-vjeçarja kishte urdhër mbrojtje!Jetonte me familjen e ish-bashkëshortit

2020-12-05 1

Shtëpia që shihni në videon e mësipërme, është vendi i ngjarjes ku pasditen e së martës ndodhi një krim brenda familjes. Ish kunati, Agron Tanushi 31 vjeç, qëlloi ndaj ish bashkëshortes së vëllait të tij, Jetmira Hasanit, 33 vjeçe, 3 herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshimet paraprake të kësaj vrasjeje janë për shkak të një konflikti për çështje pronësie të lindur rreth katër vite më parë.


Në atë kohë, viktima, sapo ishte divorcuar nga bashkëshorti emigrant. 33- vjeçarja vijoji të qëndronte në katin e dytë të së njëjtës banesë, bashkë me vajzën tashmë 8 vjeçare, ndërsa familja e autorit jetonte në kat të parë.

Por përgjatë këtyre viteve ish kunati i kishte kërkuar viktimës që të largohej nga banesa, megjithatë, 33 vjeçarja vijoji të qëndronte me pretendimin se kishte edhe ajo pjesë në atë shtëpi.

Ky konflikt vijoji përgjatë këtyre katër viteve, dhe për këtë arsye, viktima kishte kërkuar edhe një urdhër mbrojtjeje nga kunati i saj, urdhër i cili u miratua në 15 korrik të këtij viti.

Pasditen e së martës, Jetmira me te bijën vendosi të largohej, duke nxjerrë edhe mobiliet, por pa mundur të dilte e gjalle nga porta e shtëpisë.

Familjarë të viktimës, erdhën pranë banesës, dhe mes tyre dhe familjes se autorit ka pasur debate te ashpra, për këtë arsye, policia vendoi dy patrulla, të cilat ruajnë shtëpinë, për të shmangur ndonjë hakmarrjeje. Autori i krimit, Agron Tanushi, u larguar pas ngjarjes, por u kap mesditën e kësaj të mërkure, i fshehur në Lushnje.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgronTanushi#JetmiraHasani#TopChannel