Ora News - Kishin kërkuar azil në vendet e BE, riatdhesohen 25 shqiptarë

2020-12-05 0

#tvora #rtvoranews

As bllokimi i rrugëve për shkak të pandemisë së Covid-19 nuk I mban dot shqiptarët larg Bashkimit Europian.

Vetëm ditën e sotme janë riatdhesuar në Rinas 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Sipas njoftimit të policisë, operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.

Njoftimi i Policisë:

Rinas ? Riatdhesohen 25 shtetas që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së

Sot u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet rigoroze në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe do të forcojë kontrollet në kufirin e gjelbër duke shtuar patrullimet.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kishin-kerkuar-azil-ne-vendet-e-be-riatdhesohen-25-shqiptare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv