Kryeministri Meta: Eshte koha te bejme me shume per sportin (10 Tetor 2000)

2020-12-05 0

Lajme Arkiva 2000
Kryeministri Meta ka takuar sot futbollsitët e Kombëtares e cila do të luajë nesër me Greqinë në kuadër të eliminatorëve të Botërorit 2002. Sapo ka arritur në hotelin ku po stërvitet skuadra, kryeministrit i kanë dhuruar një bluzë të Kombëtares sonë me numrin 22. Kryeministri u ka premtuar futbollistëve se qeveria do të japë shpërblimin prej 10 mijë dollarë për secilin futbollsit në rast fitoreje me Greqinë.
"Si qeveri është shuma prej 7 mijë dollarësh në rast fitore, por në rast fitoreje që dëshiroj, shpresojmë se do të na përgjigjen dhe sponsor për t'a çuar më lart premion e përgjithshme në mënyrë që të motivojmë rezultatin pavarësisht se jam i sigurt se një futbollist që luan për Kombëtaren ka përgjegjësi që nga fanella, por në fund të fundit jemi në insistencë që përveç këtyre vlerave që ju i keni treguar gjithmonë dhe shteti duhet të tregojë vëmendjen e duhur për talentin tuaj dhe për përpjekjet dhe sakrificat që bëni ju."
Është koha të bëjmë më shumë për sportin tha Meta duke premtuar se përpjekja e qeverisë do të jetë e vazhdueshme. Kryeministri është interesuaar dhe për problemet e futbollistëve të cilët shqetësim kryesor kishin marrjen e bluzave të reja të cilat janë bllokuar në doganë. Kur ju të vishni bluzat nesër tha ministri i Kulturës Rama, shtypi do të shkruajë "Kombëtarja ngre traun e doganës."Më pas kanë zhvilluar biseda të lira ku nuk ka munguar dhe humori./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/