Meta kritikon KED dhe KLGJ - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Ilir Meta nuk ka kursyer kritikat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, të cilët sipas tij po zvarritin ringritjen e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka dërguar një letër pranë KED, KLGJ, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, për të bërë me dije qëndrimin e tij. Për kreun e shtetit, vonesat për ringritjen e dy organeve kryesore të drejtësisë janë të pajustifikuara. ?Veprimtaria e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për fat të keq, nuk po ecën me ritmet e kërkuara duke sjellë të tjera vonesa të pajustifikuara në procesin e ringritjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Edhe pse ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është një nga 15 kushtet e Bashkimit Evropian për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit dhe nevojë jetike për Shqipërinë, sërish duket se kjo nuk është kuptuar drejtë, për sa kohë kjo çështje ngjan se nuk ka marrë vëmendjen e duhur si prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ashtu dhe prej Këshillit të Lartë Gjyqësor.? Meta ka shkruar se KLGJ, edhe pse ka dy vjet që është konstituuar, ka propozuar vetëm tre kandidatë për emërim në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, tani po mbahet peng plotësimi i vendit të katërt, pa arsye. ?Kjo situatë është e papranueshme për Presidentin e Republikës! Këshilli i Lartë Gjyqësor në mënyrë të pashpjegueshme dhe të pamotivuar ligjërisht nuk ka kryer shpalljen njëkohësisht të të gjitha vakancave përballë nevojës imediate të funksionimit të plotë të Gjykatës së Lartë, dhe po në mënyrë të pashpjegueshme nuk duket se është angazhuar me të gjitha burimet për shqyrtimin me përparësi të kandidaturave për këto vende vakante të shpallura për aplikim.? Presidenti ka shtuar se nëse kjo situatë vazhdon njësoj dhe nuk merren masa për të ndryshuar, atëherë kjo do të kuptohet si një tentativë për bllokimin e Gjykatës së Larë dhe të Gjykatës Kushtetuese. Sa i takon punës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ilir Meta ka deklaruar se është e paqartë se çfarë e pengon këtë organ të vijojë me procedurat për të zgjedhur anëtarët e rinj të Kushtetueses. ?Deri më tani, Presidenti i Republikës, nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar se cilat janë pengesat në veprimtarinë e KED-së dhe çfarë e ka frenuar këtë organ që të përfundonte shqyrtimin e kandidaturave për këto tre vendeve vakante! Kjo situatë është e papranueshme për Presidentin e Republikës dhe kërkon mënjëherë marrjen e masave prej KED-së për rikthimin e situatës në brazdat ligjore. Kjo nënkupton që të mos pengohet puna për asnjë moment. Këshilli duhet të vijojë punën në mënyrë të pandërprerë duke qëndruar i mbledhur dhe të përfshijë për shqyrtim në rendin e ditës të mbledhjes dhe relacionet me gjetjet edhe për 6 kandidatët e tjerë.? Në fund të letrës, Ilir Meta ka kërkuar nga KED të vijojë punën me impenjim dhe pa u ...

Free Traffic Exchange