Krimi mbetet kërcënim/ Lleshaj: Maksimumin për të zbardhur sulmin - Vizion Plus

2020-12-05 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm komentoi nga Elbasani ngjarjene rëndë të ditës së martë në Tiranë ku një makinë u hodh në erë në ecje e sipër. Ai tha se u ka kërkuar drejtuesve të policisë të angazhojnë të gjitha burimet për zbardhjen e saj, dhe gjithashtu edhe prokurorisë e agjencive të tjera ligjzbatuese, në mënyrë që të kapen autorët e të vihen para ligjit. Nuk mund të lë pa përmendur një fakt të rëndë, me te cilin u ballafaquam dje në Tiranë, një sulm, një goditje e shëmtuar, e pabesë ndaj qetësisë dhe sigurisë publike, e cila vetëm sa na provon që krimi mbetet kërcënim, mbetet sfidë e madhe me të cilën duhet të përballemi fort, me vendosmëri, me inteligjencë dhe në mënyrë të pandërprerë.U kam kërkuar drejtuesve të Policisë së Shtetit që të angazhojnë të gjitha burimet për ta zbardhur sa më parë këtë krim, për ta goditur atë rëndë, në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera ligjzbatuese, me shërbimet përkatëse dhe me Prokurorinë, të cilës po ashtu i bëj thirrje për të adresuar të gjitha burimet e disponueshme, në mënyrë që ky krim, i cili prishi qetësinë e kryeqytetit mbrëmë, të gjejë një përgjigje sa më të shpejtë edhe si një mesazh ndaj kujtdo që guxon të ndërmarrë vepra të tilla, aq më tepër në mes të rrugës, duke sfiduar apo duke kërcënuar rëndë jetën dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Lleshaj tha se ky krim I rëndë provoi edhe një herë nevojën për të bërë më shumë në fushën e rendit dhe sigurisë. Dua t?i garantoj ata, se të gjitha strukturat ligjzbatuese në vend do të jenë shumë të angazhuara për të goditur me forcë të pandërprerë çdo tentativë për cenimin e rendit dhe të sigurisë publike. Gjithashtu ky krim vetëm sa na provon nevojën për të bërë më shumë në fushën e rendit dhe të sigurisë publike, gjë që në fakt po bëjmë dhe kemi bërë gjatë të gjithë këtyre viteve.Siguria mbetet nevoja primare e njeriut dhe e shoqërisë, është një nevojë bazike, pa të cilën nuk mund të zhvillohen dhe as mund të lindin nevojat e tjera. As zhvillimi ekonomik, as ai kulturor, as ai social nuk mund të mendohen pa u krijuar shtrati i sigurt mbi të cilin të zhvillohen të gjithë elementët e tjerë. Këto komenti Lleshaj i bëri gjatë ceremonisë se prezantimit të skuadrës së re ?Shqiponja? në qarkun e Elbasanit.