Lajme Arkiva 2000
Ekipet Shpresa të Shqipërisë dhe Greqisë në futboll do të ndeshen sot pasdite në Tiranë për eliminatorët e Europianit 2002 të 21-vjeçarëve. Tifozët e futbollit tonë kombëtar do të kenë mundësi t'a ndjekin këtë ndeshje të transmetuar drejtpërsëdrejti nga ekrani i Televizionit Klan. Ndërkohë vëmendja e opinionit shqiptar të futbollit është vendosur midis takimit të kombëtareve të Shqipërisë dhe asaj helene.
Për eliminatorët e Botërorit 2002. Ky takim i shumëpritur do të zhvillohet nesër në orën 19:00 nën prozhekorët e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë. Në formacionin e ekipit helen mungojnë tre nga lojtarët më të mirë të formacionit bazë. Kjo, por dhe fakti që kombëtarja greke të shtunën zhvilloi një ndeshje të vështirë në Athinë me Finlandën. Fakt që i jep shanse kuqezinjve të Zhegës të synojnë për një fitore.
Ndeshjen e fundit, dy ekipet përfaqësuese e kanë zhvilluar po në Tiranë për eliminatorët e Europianit 2000, takim që përfundoi në barazim pa gola. Të gjithë futbollistët shqiptarë të thirrur nga trajnerët kanë mbërritur në Tiranë prej disa ditësh me përjashtim të Edvin Muratit i cili duke qenë autori i golit të vetëm të Kombëtares për këtë sezon, u dëmtua gjatë ndeshjes kundër përfaqësuesuesve të Finlandës. Ndeshja mes Greqisë dhe Shqipërisë pritet të shihet nesër nga një numër rekord spektatorësh./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/