Lajme Arkiva 2000
6 dëshmitarë të thirrur nga prokurori nuk kanë mbështetur akuzat ndaj Nehat Kullës, përkundrazi kanë kundërshtuar këto akuza për vrasje dhe rrëmbim personi. Sot në procesin gjyqësor ndaj Nehat Kullës para trupit gjykues kryesuar nga Ilir Mustafaj, Gëzim Zira, personi ndaj të cilit Nehati akuzohet se e ka rrëmbyer, ka deklaruar se Nehat Kulla nuk e ka rrëmbyer, por e ka ndihmuar të zgjidhë mosmarrëveshjen me disa të rinj duke e strehuar një natë në shtëpinë e tij.
Edhe dy ish efektivat e BRISK-ut nuk kanë akuzuar Kullën për atentatin ndaj tyre ku mbetën të plagosur në vitin 1997. Ish ministri i Rendit Agim Shehu ka treguar në spital se atentatin e bëri Kulla, po në vendngjarje errësira dhe plagët e marra nuk bënë të mundur të identifikonin asgjë, kanë deklaruar dëshmitarët.
Ndërsa për vrasjen e Fatmir Thaçit, dy dëshmitarët okularë, Andrea Vorfi dhe Ardian Fexhaj, kanë deklaruar se personi vrasës nuk ka qenë Nehati. Madje dëshmitari Fexhaj ka deklaruar se personi që ka bërë vrasjen, e njeh dhe quhet Naim Zyberi. Pas kësaj prokurori i çeshtjes Bujar Hoxha ka lëshuar urdhër arresti për dëshmitarin Fexhaj për kundështi të dëshmisë së bërë prej tij./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/