Arber Çekaj, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë nga Ekuadori, do të vuajë 14 vite burg. Vendimi është marrë pasditen e së martës nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK, që ka vendosur 21 vite burg per Çekajn, por që me gjykim të shkurtuar pasi ka pranuar akuzën, i konvertohet ne 14 vite. Për menaxherin e kompanisë ?arbri garden? përmes së cilës realizohej trafiku i kokaines, Donaldo Lushaj, dënimi i dhënë është 16 vite burg, i cili gjithashtu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do vuajë vetëm, 10 vite e 8 muaj burg. Ndërsa për shoferin Armando Pezaku është vendosur 13 vite burg, nga të cilat ai do vuajë 8 vite e 8 muaj, pasi edhe ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Të tre të sipërpërmendurut janë hetuar dhe gjykuar si pjesë grupit kriminal që realizoi trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori ne Shqiperi. Trafiku i droges realizohej permes kompanise se Arber Cekaj, ?Arbri garden? dhe kokaina e sekuestruar prej 613 kg ne mars te vitit 2018, që mbetet sasia me e madhe e kapur ne Shqiperi ne vite, ishte fshehur ne kontenieret e bananeve dhe u kap nga policia pas veprimeve te koordinuara me partneret nderkombetare. Pas mberritjes ne portin e Durresit kokaaina e fshehur ne dyshemene e dyfishtë të konteniereve me banane do merrej në dorëzim nga menaxheri Donaldo Lushaj dhe shoferi Armado Pezaku të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Ndërsa arber cekaj u arrestua pak kohë më vonë në Gjermani, ku gjithashtu u hetua për trafik droge. Disa muaj pas arrestimit të tij ai u ekstradua në Tiranë, ndërsa fillimisht ka mohuar përfshirjen ne trafik. Çështja në ngarkim të Arber Cekajt dhe bashkëpunëtorëve të tij eshte hetuar nga prokuroria e krimeve te renda, dhe gjykimi nisi po nga gjykata e krimeve të rënda. Por pas shkrirjes së kësaj gjykate cështja i ka kalur për gjykim Gjykatës së Posacme Spak. Procesi ka kaluar përmes një kalvari të gjatë me shtyrje seancash, për cështje të ndryshme që lidheshin me kerkesa proceduriale qoftë nga i akuzuari kryesor Arber Çekaj, apo edhe nga trupi gjykues, avokatet e prokurori.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#TopChannel