#tvora #rtvoranews
Mediat greke e kanë konsideruar një provokim të kryeministrit Edi Rama takimin me presidentin turk Erdogan para vizitës në Athinë. Madje duke ju referuar burimeve nga selia e qeverisë, mediat helene thonë se Greqia mund të vendosë veton për integrimin evropian të Shqipërisë, nëse Tirana zyrtare mban anën e Turqinë në konfliktin greko-turk në Mesdheun Lindor.
Takimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan para se të fluturonte drejt Athinës është pritur keq nga media greke dhe konsideruar një provokim.
Mediat, duke iu referuar burimeve qeveritare, druhen se Tirana mund të nxitet nga Ankaraja për të penguar arritjen e një marrëveshjeje për caktimin e kufirit detar dhe të zonës ekskluzive ekonomike.
Vetë zoti Rama, tha se në fokus të bisedimeve me Erdoganin ishte marrëdhënia dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik në kuadrin e ndikimit të koronavirusit si dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nje-veto-greke-ne-horizont-mediat-mitsotakis-do-ti-jape-ultimatum-rames/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv