Ngjarja e ndodhur në Kamzë ku kunati Agron Tanushi vrau me armë zjarri bashkëshorten e vëllait të tij, Jetmira Hasani ka tronditur familjarët e kësaj të fundit.
Përpara shtëpisë së familjes Tanushi janë mbledhur një grup njerëzish të cilët mendohen se janë familjarët e Jetmira Hasanit.
Në videon e ardhur në Report Tv, shikohet se familjarët e Jetmira Hasanit kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë konfliktuar me familjen Tanushi.