Pa Gjurmë / 'Po doli familja ime, dalin dhe ata', daja i fëmijëve Dumani sjell audion me xhihadistin

2020-12-05 5

Historia sa e trishtë dhe e rrezikshme për jetën e dy fëmijëve të vegjël, motër e vëlla, Eva dhe Endrit Dumani, të cilën ndodhet në kampin famëkeq ?Al- Hol? në Siri, është risjellë sërish në vëmendjen e medias. Këtë herë daja i fëmijëve, Xhetan Ndregjoni ka sjellë disa audio në emisionin "Pa Gjurmë" ku tregon se ka komunikuar me një xhihadist nga Gostivari, i cili i ka premtuar për rikthimin e nipërve Eva dhe Endrit Dumani. Këto audio janë dhënë ekskluzivisht për "Pa Gjurmë", ku daja tregon peripecitë që ka ndërmarrë për të nxjerr nga kampi mbesë e nip.

Xhetan Ndregjoni vuri konkat me Besim Fidanin nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, një tjetër shqiptar që përfundoi në kampin famëkeq, së bashku me bashkëshorten dhe tre djemtë e mitur, ndërsa gjatë qëndrimit në kampin sirian bënë edhe fëmijën e katërt.

Më poshtë janë të zbardhura të gjitha komunikimet  nga kampi 'Al Hol' mes Besimit dhe dajës së fëmijëve Dumani.

Komunikimi audio mban datën 7 mars 2019, që prej atëherë ata nuk kanë komunikuar më. Daja i fëmijëve hedh aludimin se ai mund të jetë vrarë në Siri.