“Eurostandard”, nis pagesa e depozitave deri në 30 mijë euro

2020-12-05 0

Katër banka kanë filluar t?ua kthejnë paratë qytetarëve, që ishin bllokuar në Bankën e falimentuar Eurostandard. Banka Komerciale, Stopanska Banka Skopje, Halk dhe NLB janë bankat që i kompensojnë qytetarët që kishin deri në 30 mijë euro në Eurostandard. Qytetarët e dëmtuar sipas rendit alfabetik të botuar në media duhet të drejtohen në bankën e re, ku kanë hapur një llogari. Periudha e kompensimit është tre vjet. Fondi i Sigurimit të Depozitave nuk iu përgjigj thirrjeve tona, megjithëse fillimisht premtoi të na jepte një deklaratë mbi shumën që do të marrin qytetarët që kanë deri në 30 mijë euro në bankë. Informacioni është se bëhet fjalë për 72 milion euro që duhet t?u shpërndahen 136 mijë qytetarëve.

Por, mbi 800 qytetarë që kishin një depozitë mbi 30 mijë euro në bankë i kërkojnë paratë e tyre përmes një Ligji të ri. Tërësisht të bllokuara mbetën edhe paratë e rreth dy mijë kompanive që kanë punuar me Eurostandard bankën. Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, bashkëbiseduesi ynë kërkoi të mbetet anonim.

Nuk morëm përgjigje nga ?Ilindenska? nëse qeveria ka plan t?u ndihmojë qytetarëve të dëmtuar. Drejtori falimentues Dushko Todevski informoi përmes deklaratës se prona e bankës është e mbrojtur. Dokumentacioni bankar gjithashtu është i sigurt.

Depozituesit dyshojnë për abuzime të mundshme të funksioneve në bankë dhe u bëjnë thirrje institucioneve kompetente të hetojnë në detaje dështimin e bankës. Më 12 gusht, Banka Popullore vendosi ta mbyllë bankën ?Eurostandard? me arsyetimin se po vepronte kundër ligjit. Pronari i bankës, Trifun Kostovski, akuzon BPRM-në se nuk ka bërë gjithçka për ta shpëtuar bankën në fjalë.