Qeveria: Jo shantazh me futbollin, duhet luftuar informaliteti - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas bojkotit të futbollit nga klubet e Superiores, ka reagur qeveria. Ministrja e financave Anila Denaj dhe deputeti Fidel Ylli deklaruan se pa bisedime nuk ka zgjidhje. Ata bënë të qartë se askush nuk mund t?i bëje shantazh qeverisë. ANILA DENAJMINISTRIA E FINANCAVE ? Futbolli nuk mund të jetë mjet shantazhi. Kërkesat për investim janë. Nuk është viti i duhur, nuk e pranuam as vjet. Nuk e kemi pranuar edhe vjet. Në ligjin e tatimit të të ardhurave kemi miratuar dy ndryshime.Kemi rritur nga 3 në 5 për qind shumën e zbritshme. Kuptojmë nevojën për kohë dhe kemi miratuar që për dy vite të mos njihet tatimi mbi pagën. Kërkesa është që të bëhet 10 vite, por është një kohë shumë e gjatë. Kërkesa e tretë është ajo e faljes së kamatave. Ndihemi krenarë që për energjinë, që u formalizua dhe e justifikoi faljen e kamatëvonesave. Jemi të hapur për të diskutuar. Ndërsa kërkesa e fundit lidhet me TVSH-në, nga 20 për qind në 6 për qind. E kemi miratuar këtë vit për të gjitha ndërtimet në ambiente sportive.? Nga ana tjetër deputeti, Fidel Ylli sqaroi se nuk është normale që problemet e sportit të zgjidhen me taksat e qytetarëve. FIDEL YLLIDEPUTET I PS-së. Futbolli prej 30 vitesh është informal. Nuk është normal, që qytetarët të shkojnë në bashki dhe të japin taksa një miliardë për një klub të Kategorisë së Dytë. Ne do bëjmë një reformë për sportin.. Ne kemi bërë investime në sport, sa nuk janë bërë për 100 vite. Deputeti i PS-së i cilësoi të drejta kërkesat e Ligës ndërsa theksoi se ligji i sponsorizimit do të rishitet. FIDEL YLLI/ DEPUTETI PS-se Kërkesat janë të drejta, i kemi analizuar të gjitha. Për ligjin e sponsporizimit do ulemi të flasim, pasi as unë nuk jam i kënaqur. Ligji i sportit ka kaluar në kuvend me 90 vota, e ka mbështetur edhe federata. Ky ligj është kushtetuta e sportit. Nëse është ligj europian apo jo duhet të flasin . Çfarë janë probleme shtesë për sponsorizimin, duhet të hiqen. Janë bërë fusha, që i ka investuar nga UEFA dhe FIFA. Ne kemi thënë se të gjitha materialet do futen pa takse dhe pa doganë, për ndihmuar sportin. I bëmë zyrat FSHF, pasi kemi si prioritet sportin.Liga Profesioniste refuzoi ftesën për të negociar me deputetin Fidel Ylli me pretekstin se kreu i ligës Edvin Libohova nuk ishte vënë në dijeni të vendimeve të fundit . Megjithatë, ftoi palën tjetër për të negociuar në zyrat e ligës dhe jo të Ministrisë së Financave.