Firma turke Behase nuk paguan punetoret e rruges Rrogozhine-Elbasan - (8 Tetor 2000)

2020-12-05 4

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Prej katër muajsh punëtorët e kantierit të ndërtimit të rrugës Rrogozhinë-Elbasan, nuk marrin rrogën. Për këtë arsye ata kanë filluar një grevë dhe janë të vendosur ta vazhdojnë derisa të marrin paratë. Këtë pjesë rruge që ndërtohet nga firma turke Behase është pjesë e Korridorit 8. Në një takim elektoral në Peqin kryeministri Meta, e kërcënoi kështu këtë firmë.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Do të bëjmë gjithçka, që autostrada nga Rrogozhina deri në Elbasan, të përfundojë sa më shpejtë dhe t?i tregojmë vendin edhe firmës Behase, e cila duhet të tregojë më shumë përgjegjësi dhe duhet të mbajë premtimet, për të shpejtuar ritmet, përndryshe duhet ta kuptojë se do të jetë e para do t?i duhet të largohet?.

Meta shtoi se ka njoftuar dhe qeverinë turke dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe ka shumë të ngjarë, që Behase të zëvendësohet me një tjetër. Por edhe në Gjirokastër është e njëjta situatë. Një firmë greke ka marrë 12 milion dollarë për të ndërtuar 23 kilometra superstradë deri në Kakavijë. Drejtori i firmës Dionisios, pak kohë më parë premtoi se në fund të Tetorit do të përfundonin 52% të punimeve, ndërsa e gjithë rruga do të dorëzohej në Maj të vitit të ardhshëm. Në të vërtetë këtu punimet kanë ecur shumë ngadalë.

Edhe në rrugën Qukës-Librazhd punimet janë ndërprerë. Autostrada duhet të kalojë nëpër toka, madje dhe shtëpi të fshatarëve, ku kompensimi i tyre është vonuar./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/