Autobuset e Kamzes "bomba" te Covid-19 |Lajme-News

2020-12-05 3

Këta qytetarë presin që të udhëtojnë për në Kamëz me urbanin e linjës. Rrinë ngjitur e disa prej tyre nuk mbajnë as maska.
Pa maskë do të udhëtojnë edhe në autobus, ndonëse nuk është e lejueshme.
Shoferi nuk duhet t?i lejojë të ngjiten pa maska. Bashkia po ashtu duhet të kishte inspektorë për t?i kontrolluar. Por secila nga palët e ngarkuara për të garantuar rregullat, është indiferente, ndonëse luhet me jetën e njeriut.
Tv Klan u interesua pranë Bashkisë së Kamzës, përse nuk merret asnjë masë për këtë situatë të rrezishme, dhe në shkelje të rregullave të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës. Por drejtuesit e saj nuk u përgjigjën.
Për mbi 3 orë, në asnjë nga linjat urbanë të Kamzës nuk u vu re asnjë inspektor i bashkisë.
Kështu siç janë, këta urbane mund të shndërrohen në bomba të Covid-19. Shkeljet janë të dukshme në çdo moment, por institucionet nuk duan t?i shohin.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se rritja e numrit të të infektuarve në vend erdhi edhe për shkak të hapjes së transportit publik.
Transporti urban ka qenë një ndër shqetësimet kryesore për epidemiologët dhe për këtë arsye kufizimet për linjat urbane ishin të fundit që u hoqën.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/