Neritan Ceka: Ne Shqiperi sa here arrihet fitore, te nesermen mendohet te shkaterrohet(9 Tetor 2000)

2020-12-05 7

Lajme Arkiva 2000
Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka, ka deklaruar se nuk është e nevojshme të bëhen ndryshime brenda koalicionit qeveritar. Një gjë të tillë tha ai e konfirmon dhe vota e shqiptarëve në 1 tetor që zgjodhën stabilitetin në vend të destabilitetit që ofron Berisha. Përsa i përket deklaratave të liderit socialist kundrejt liderit socialdemokrat Gjinushi, që ka thënë se ky i fundit e ka shpuar thesin pasi ky është zanati i tij.
"Kjo është një çeshtje brenda së majtës shqiptare. Unë shpresoj se për këtë punë duhet dhënë dhe fakte se ku Gjinushi po e saboton të majtën shqiptare dhe në përgjithësi gjithë qeverisjen shqiptare dhe dua të ju them që për fat të keq në Shqipëri sa herë arrihet një fitore, ditën e nesërme mendohet se si do të shkatërrohet fitorja. Aleanca Demokratike mendon se në radhë të parë ka qenë një votë e shqiptarëve për mirëqeverisje dhe kushdo që do të mundohet t'a prishë këtë fitore, do të ndëshkohet nga elektorati shqiptar."
Ai deklaroi gjithashtu se shumë anëtarë të kësaj partie kanë votuar për Partinë Socialiste në të mirë të stabilitetit të vendit. Kështu që përqindjet që kanë dalë në këto zgjedhje, sipas tij tregojnë elektoratin e vërtetë të partive të koalicionit./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/